Ora News - Kryemadhi: Xhafaj nuk ka përgjegjësi ligjore për të vëllain, por morale

2018-06-04 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, e ftuar në "Tonight Ilva Tare", thotë se ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj nuk ka pse mban përgjegjësi ligjore për të vëllain e tij.

Tare: Keni marrëdhënie të kushtëzuar me Parlamentin. Fatmir Xhafaj është ministër i Brendshëm, Edi Rama kryeministër, çdo të bëni tani?

Kryemadhi: Unë nuk mendoj që problemi është zt.Xhafaj që është ministër i Brendshëm, apo Rama që politikisht është kryeministër i rënë. Sot nëse do të duash të trokasësh në zyrën e një ministrie nuk do të marrësh një shërbim. Kemi një shkarkisje të shumë ministrive. Ashtu siç dëgjuam para disa ditësh listën e 200 firmave të ndërtimit që nuk kanë legalizuar pallatet, pastaj u ndryshua lista. Ajo çka mendoj se historia nuk është thjesht tek zt.Xhafaj, pasi nuk është një element i më vetëm. Këtu beteja nuk është thjesht për zt.Xhafaj, pasi nuk ka pse mban përgjegjësi për vëllain e tij, por këtu beteja është nëse kjo klasë politike, që shqiptarët e votojnë a janë në shërbim të tyre. A do të kenë një jetë më të mirë apo jo?! Unë mendoj që zt.Rama e di shumë mirë që është në një moment të vështirë dhe po përpiqet të krijojë inskenime. Po bën të njëjtën skemë të vitit 2000 kur tentonte të bëhej kryetar bashkie. E mbani mend sopatën në dorë apo dalja e Robert çemçakizit. Një herë e një kohë kishte veshjet estravagante. Sot ka të gjithë punonjësit të rrethuar.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/do-ti-ikin-deputete-lsi-monika-kryemadhi-sonte-ne-tonight-ilva-tare