Rikthehen debatet për tarifën në 'Rrugën e Kombit', PD Kukës: Tarifa zero e panegociueshme

2018-06-04 0

Rikthehen debatet për tarifën në "Rrugën e Kombit". Në një kohë kur nga koncesionari ka përfundur riparimi sporteleve nga ku do të paguhet taksa, në të njëjtën kohë pritet që qeveria të bëjë publik së shpejti tarifat e reja në lidhje me banorët lokal.

Gjatë ditëve të fundit është raportuar se taksa për banorët lokal pritet të jetë 1.000 lekë gjë e cila nuk është konfirmuar apo mohuar nga qeveria. Pas protestës dhe djegies së sporteve qeveria është future në bisedime me koncesionarin për gjetjen e një zgjidhje të volitshme për banorët lokal përdorues të shpeshtë të kësaj rruge.

Ndërkohë propozimi që po qarkullon për tarifën 100 lekë të reja për banorët lokal ka hasur në kundërshtitë e para. Dega lokale e PD në Kukës sëbashku me Shqoqatën? Biznesi për Biznesin? kanë dalë në një deklaratë të përbashkët ku shprehen se ?lajmi për rivendosjen e taksës është një shashkë dhe provokim i qeverisë.

Free Traffic Exchange