Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Shqipëria që nga viti 2014 ka ligjin me numër 119/2014 për të drejtën e informimit. Por në "BOOM" ka mbërritur një denoncim për institucionin që zbaton këtë ligj, që është "Komisioneri për të drejtën e informimit dhe mbrojtjen e të dhënave personale".
Avokati Kondi Ilia, përfaqësuesi ligjor i dy qytetarëve, ngre shqetësimin se kohët e fundit ky institucion po refuzon në mënyrë arbitrare kërkesat që deri dje ka plotësuar, duke mos vënë në dispozicion pas ankimit materialin që është refuzuar të jepet nga institucionet e administratës publike.
Pra si procedure, nëse nuk ta jep ministria informacionin që kërkon, atëherë i drejtohesh me ankim komisionerit, por kur nuk ta jep as komisioneri dhe ta refuzon madje pa asnjë arsyetim, atëherë duhet të shkosh në gjykatë për të marrë informacion.
Avokati Kondi Ilia: Komisioneri për të drejtën e informimit siç vihet re nga praktika, është institucioni që me një ligj të veçantë mund të marrë masa administrative, ose të vendos gjoba,nëse informacioni i kërkuar nuk të vihet në dispozicion nga administrata publike. Komisioneri për të drejtën e informimit kohët e fundit nuk i vë më në dispozicion avokatëve provat e kërkuara me ligj.
Kthimi i përgjigjeve është formal, që nuk është në kompetencën tonë të vëmë në dispozicion informacionin e kërkuar.Ligji e ka nëse institucionet nuk ta vënë në dispozicion materialin e kërkuar, ligji parashikon se duhet të bësh ankim tek komisioneri për të drejtën e informimit dhe mbrojten e të dhënave personale.Komisioneri bëhet në këtë rast palë me shtetin.
Në rastin kur as komisioneri nuk vë në dispozicion informacionin e kërkuar do ti duhet palës të shkojë në gjykatë të padisë komisionerin. Komisioneri duhet të jap dhe shkakun e refuzimit të kërkesës, por përgjigja që vjen është standarde dhe pa dhënë asnjë shkak.
Unë kam dy raste, njëri rast kërkon dosjen e djalit për shpenzimet e varrimit pasi ka vdekur jashtë, këto shpenzime përballohen nga Ministria e Transporteve të asaj kohe. Rasti tjetër është për një procedim administrativ pranë një komisariati policie dhe është refuzuar pa argumentuar as refuzimin.
"BOOM" shkoi pranë zyrave të komisionerit për të çuar këtë ankesë për të cilën mori një përgjigje zyrtyare me shkrim.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/avokati-denoncon-ne-boom-komisioneri-informim-nuk-jep-informacion