Report Tv - Socialistët kujtojnë '21 janarin', irritohen demokratët, përplasje mes Boçit dhe Yllit

2018-06-04 0

Raportimi i kryeredaktorit të RD, Bledi Kasmi, për lëndimin që mori në protestën e 26 majit, është shoqëruar me debate të ashpra mes maxhroancës dhe opozitës. Shumica parlamentare i është rikthyer 21 janarit të 2011-ës ku mbetën të vrarë 4 protestues të opozitës si dhe u plagos gazetari Fatos Mahmutaj.

Pikërisht kjo ka acaruar demokratët në komision të cilët nga ana tjetër akuzuan kryeministrin Edi Rama se ushtroi dhunë në protestën e 26 majit. Pas raportimit të Kasmit, deputeti socialist, Fidel Ylli kërkoi fjalën, por Vokshi i kërkoi të priste radhën. Ylli përmendi protestën e 21 janarit ku siç tha ai u plagos një gazetar, ndërsa katër kolegë të tjerë të tij u shpallën nga Sali Berisha puçistë pse ndodheshin në ambientet e një kafeje përballë Kryeministrisë.

Por i menjëhershëm ishte reagimi i Luçiano Boçit dhe gjatë debatit me Fidel Yllin ata i drejtohen njëri-tjetrit me fjalët 'rrugaç', 'halabak' dhe 'ordiner'.