Ora News - Borisov: Dy-tre vende skeptike për hapjen e negociatave

2018-06-04 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryeministri i Bullgarisë, Bojko Borisov, vendi i të cilit mban Presidencën e radhës së BE-së, tha se janë dy tre vende që janë skeptike ndaj Shqipërisë për sa i përket hapjes së negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Borisov: Kuptohet, thotë Merkel: Ballkani perëndimor është tema më e vështirë që mund të zgjidhet, por është një temë me rëndësi sepse në Ballkan, secili nga fqinjët të jetë keq, të gjithë janë keq. Sa më shumë të jemi të ndërlidhur me njëri-tjetrin, aq më të mëdha janë mundësitë për investime, paqe dhe prosperitet. Është e vërtetë që tregojmë përpjekje të shumta. Kemi akoma dy tre shtete që janë skeptike ndaj Shqipërisë, por shumica e vendeve evropiane mendojnë se edhe pse me kusht, Shqipërisë duhet t'i jepet një datë dhe një rrugë për fillimin e negociatave. Po bëjmë përpjekje të mëdha të bindim këto vende deri në fund të qershorit.

Deklaratat e tij u bënë gjatë konferencës për shtyp me kryeministrin Edi Rama në selinë e Kryeministrisë.

Rama i vlerësoi marrëdhëniet me Bullgarinë si të shkëlqyera, duke përmendur këtu miratimin e ligjit për pakicat kombëtare.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/borisov-dy-tre-vende-skeptike-hapjen-e-negociatave