Haradinaj: Shumë ndryshime në Tiranë - News, Lajme - Vizion Plus

2018-06-04 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryeministri i Kosovës Ramush Haradianj vlerëson ndryshimet e bëra ne Tiranë vitet e fundit. Gjate nje takimi me kryebashkiakun Veliaj, kryeministri kosovar thotë se Tirana është nje model  qe duhet t?u shërbeje edhe qyteteve te tjera përtej kufijve.
?Për mua është një mundësi e mirë, jo vetëm me i pa ndryshimet që kanë ndodh në tiranë, atë e shohim në qytet e në krejt bashkinë, por edhe për të dëgjuar për mënyrën se si kanë ndodhur këto ndryshme. Unë mësoj çdo ditë, mësoj nga punët e mira që i shoh. E përgëzova për këto arritje në bashkinë e Tiranës, sepse janë arritje të të gjithë shqiptarëve, është kryeqytetit ynë. Kur vijmë në Tiranë mburremi kur shohim arritje dhe i krahasojmë ato me kryeqytetet e vendeve të tjera?, tha kryeministri i Kosovës.Pe Veliajn te dy vendet, Shqiperia dhe Kosova, jane përballë sfidave te mëdha per te cilat nuk duhet humbur kohe?Sfida jonë për hapjen e negociatave, sfida e Kosovës për liberalizimin e vizave. Ama, besoj që secili ka futur marshin e pestë me një shpejtësi dhe një cilësi të paprecedentë, nga dëshira për të rikuperuar kohën e humbur. Është e pafalshme që shqiptaria të humbasë më shumë kohë?Sa i përket bashkëpunimit mes autoriteteve lokale,  Tirana se shpejti do te aplikoje si Prishtina ligjin special per kryeqytetin, gje qe i jep me shume kompetenca dhe financa për te menaxhuar qytetin.

Free Traffic Exchange