“Shqiperia, Kroacia e re”/ Mediat boterore ftojne turistet te vizitojne vendin tonë

2018-06-04 2

Zhvillimi i turizmit shqiptar tërheq vëmendjen e mediave prestigjioze ndërkombëtare, që ftojnë turistët të zbulojnë Shqipërinë. Prestigjiozja amerikane ?Kond Nast? e rendit Shqipërinë mes 20 destinacioneve kryesore turistike botërore të këtij sezoni krahas San Fanciskos, Lisbonës, Ibiza, Nju Jorku. Revista shkruan se vendi ynë është në rrugën e shndërrimit në një Kroaci të re.

Ndërsa prestigjiozja franceze ?Liberasion? këshillon 5 qytete që mund të vizitohen gjatë sezonit veror. Listën e kryesojnë zonat turistike përgjatë bregdetit Vlorë ? Sarandë. E përditshmja franceze ndalet në Dhërmiun që e përshkruan si një San Trope të jetueshëm, me plazhet e virgjëra, natyrën unike dhe banesat e vjetra të restauruara së fundi.

Berati dhe Gjirokastra tërheqin vëmendjen për ndërtesat unike me arkitekturë osmane që shtrihen rrëze maleve dhe ku në majë qëndrojnë kështjellat mesjetare. Korçën e përshkruan si Paris të vogël, me gjurmët e kulturës një shekullore franceze. Ndërsa për Pogradecin theksohen plazhet plot gjallëri buzë liqenit. Jehonë, turizmit shqiptar i është bërë edhe nga blogu suedez Suedishnomad.