Zhvleresimi i monedhes europiane nuk ndalet

2018-06-04 2

Monedha e përbashkët europiane vijon zhvlerësimin e pandalshëm. Këtë të hënë ajo këmbehet në tregun vendas me 124 Lekë, duke thelluar më tej rekordin historik. Nëse dy vite më parë treguesit ekonomikë të investimeve të huaja direkte, të ardhurat nga turizmi, remitancat dhe eksportet e kanë justifikuar dobësimin e Euros, sot ekspertët thonë se ky nivel nuk lidhet më me këta faktorë.

Arjan Kadareja thotë se ekonomia informale është një nga shkaqet për hyrjen e volumeve të monedhës Euro në sasi më të mëdha se më parë, duke rritur ofertën në treg për Lekun dhe duke e forcuar këtë të fundit.

Nëse sezoni turistik i këtij viti do të sigurojë më shumë të ardhura se më parë, monedha europiane pritet të bjerë më poshtë se niveli që ka arritur.

Njëkohësisht me Euron, edhe Dollari amerikan dhe Paundi janë zhvlerësuar në tregun vendas, ndërsa në tregun ndërkombëtar Euro është forcuar me 1.17 pikë ndaj Dollarit, duke eleminuar ndikimin e faktorëve të jashtëm në ecurinë që ajo ka gjatë kësaj periudhe në Shqipëri.

Free Traffic Exchange