Ora News - Manastirliu dhuron gjak për fëmijët talasemikë

2018-06-04 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ministria e Shëndetësisë nisi fushatën e dhurimit të gjakut për fëmijët talesemikë, nismë e cila do të zgjasë 1 muaj. Në moton "10 minuta për të shpëtuar 3 jetë", fushata për dhurimin e gjakut bëhet në një kohë të vështire për bankën e gjakut, sic është stina e verës.

"10 minuta për të shpëtuar 3 jetë"-është fushata e dhurimit të gjakut në ndihmë të personave talesimikë. Vera është periudha më e vështirë për bankën e gjakut, ndaj Ministrja e Shëndetësisë dhe stafi dhuruan gjak për të plotësuar nevojat për 600 personat që janë prekur nga talasemia dhe që transfuzionin e gjakut e kanë jetike.

Ministrja theksoi se ne kemi 10.7 dhurime për 1000 banorë ndërsa nevojat janë dy herë më të mëdha ndaj bëri këtë apel për qytetarët:

?Nevojat e vendit për gjak janë 20 dhurime për 1 mijë banorë ndaj gjej rastin të bëj një apel për qytetarët të na bashkohen në këtë iniciativë që I vjen në ndihmë së pari fëmijëve me sëmundje gjaku. Në këtë fushatë 1-mujore, e cila padyshim do të vijojë edhe më tej, ne synojmë të arirjmë 1 mijë dhurues, për 3 mijë jetë të shpëtuara?, u shpreh Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Fushata do të shtrihet në të gjithë vendin nga sot deri më datë 4 Korrik, për të ndihmuar në plotësimin e nevojave me gjak, posaçërisht për fëmijët talasemikë.

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/manastirliu-dhuron-gjak-femijet-talasemike

Free Traffic Exchange