Shtigjet e kalimit të refugjatëve, monitorim në kufirin me Greqinë - News, Lajme - Vizion Plus

2018-06-04 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kufiri tokësor me Greqinë ne juglindje është një nga rrugët më të përdoruara nga emigrantët nga lindja për të kaluar ne shtetin shqiptar.



Individë dhe familje qe largohen nga kampet e refugjateve ne vendin fqinj dhe hyjnë në Shqipëri me qëllim depërtimin në Evropën perëndimore janë konstatuar vazhdimisht ditët e fundit.



Përballë kësaj situate policia ka intensifikuar masat për monitorimin e vijës së gjelbër. 4 patrulla mbikëqyrin përgjatë 24 orëve shtigjet e njohura në fshatrat kufitarë veçanërisht ne Trestenik dhe Vërnik.



Banorët tregojnë se kanë parë emigrantët të kalojnë në fshatrat e tyre për të vijuar me tej rrugën ne brendësi te territorit shqiptar.



Burime nga Drejtoria e Policisë së Korçës bëjnë me dije se në rastet kur emigrantët janë kapur dhe që kanë qenë në gjendje të mirë shëndetësore janë rikthyer menjëherë në kufi. Ndërsa familjet me probleme shëndetësore janë trajtuar me ndihma, shërbim shëndetësor dhe në mënyrë të organizuar janë nisur drejt qendrës që i strehon në kryeqytet.