http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Tirana pret takimin e radhës te Akabas, nje proces ky i iniciuar ne vitin 2015 nga Mbreti i Abdullah i Jordanisë. Edhe pse ky i fundit anuloi vizitën e tij ne Tirane per shkak te zhvillimeve te fundit ne Jordani, ai ka dërguar ne Shqipëri Princin Ghazi Bin Muhamedl. Princi është kryekëshilltar për kulturën dhe fenë e i dërguar special i Mbretit.Kryefjala e kësaj konference ndërkombëtare është diskutimi i çështjeve qe lidhen me terrorizimin dhe ekstremizmin e dhunshëm dhe te pranishëm veç Princit Ghazi Bin Muhamed, do te jene dhe kryeministri Edi Rama, përfaqësues te Kosovës, Maqedonisë, Bullgarisë si dhe 200 pjesëmarrës te tjerë nga vende te rajonit dhe te Bashkimit Europian.Konferenca ne fjale, e cila mbahet qe prej vitit 2015 ka per synim forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar ne luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit te dhunshëm, si dhe sfidat e sigurisë me te cilat përballet sot Ballkani Perëndimor.
Media është mbajtur larg këtij takimi ku diskutohet edhe per sigurinë dhe rrezikun nga terrorizmi ne rajonin e Ballkanit. Vetëm pasdite kryeministri Edi Rama do te kete nje komunikim me mediat i shoqëruar nga princi i Jordanisë, Ghazi Bin Muhamedl.