Ora News - Aktorja shqiptare: Studentët më kanë zhgënjyer, mungon përgatitja dhe mirësjellja

2018-06-03 6

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ermira Gjata është një prej aktoreve më të mira shqiptare, e cila ka 40 vite që punon si Pedagoge në Universitetin e Arteve. E ftuar në emisionin "Arkapia" nga Elsa Demo, ajo ka folur për gjendjen e studentëve dhe gabimet e aktorëve shqiptarë.

Ermira Gjata: Çdo zyrtar, çdo gazetar mediash, çdo politikan, çdo biznesmen duhet të dijë ta flasë pastër gjuhën e tij. Mua më vijnë studentë pa njohur etikën qytetare. Nuk dinë të flasin me ju. Nuk dinë çfarë është distanca. Një student nga Maqedonia tha, Pse duhet të flas me ju? Ti je një. Ti je ti. E gjithë rinia na flet me 'ti' dhe më duhet shumë kohë që të mësoj studentët të flasin me ju.

Elsa Demo: Si është gjendja sot në Universitetin e Arteve?

Ermira Gjata: Studentët më kanë zhgënjyer. Tani jemi në një fazë që studenti të vjen pa lexuar asnjë libër, nuk ka parë asnjë shfaqje teatri dhe do të bëhet aktor. Përditë e më shumë më zhgënjejnë sepse vijnë në shkollë me një pasion teorik, që në praktikë nuk manifestohet fare. Kjo është dhimbja më e madhe që përjetoj unë si Mirë sepse unë mësimin e bëj me shumë dashuri. Mezi e pres sepse është një komunikim shumë i bukur dhe unë krijoj në orë të mësimit. Kjo më ka mbajtur vite të tëra pa luajtur teatër. Zëri ka nevojë të punohet përditë. Pastërtia e të folurit duhet të punohet çdo ditë me diksionin, me frymëmarrjen. Fatkeqësia më e madhe është që studenti sot nuk punon në mënyrë individuale. Nëse muzikanti punon me veglën 5 orë, studenti jonë duhet të punojë 7 orë në ditë. Pse? Sepse ai e fillon shumë vonë këtë si profesion. E fillon 18,19, 20 vjeç. Deri tani ai ka foluar ndryshe.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/aktorja-shqiptare-studentet-me-kane-zhgenjyer-mungon-pergatitja-dhe-miresjellja

Free Traffic Exchange