Ora News - Bushati: Situatës së përmbytjeve do t'i japim zgjidhje

2018-06-03 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati ka vazhduar në Dajç turin e llogaridhënies ?Puna për Shqipërinë që duam". Përmbytjet, sistemi i kanalizimeve, shëndetësia dhe punësimi kanë qenë shqetësimet e banorëve në këtë takim.

Në fjalën e tij, ministri Bushati theksoi se qeveria po punon për gjetjen e një zgjidhje përfundimtare përsa i përket përmbytjeve.

Bushati: Është puna e përmbytjeve që do të jetë projekti me qeverinë turke. Unë dëshiroj që të vihet këtu dhe ti sqarohet banorëve në momentin që projekti do të jetë i finalizuar. Bashkë me ne, se cilat do të jenë ndërhyrjet, afatet që mos krijojmë pritshmëri fallso për njerëzit, por atë që zotohemi do të bëjmë, ti themi do ta bëjmë dhe kjo do të jetë periudha. E kuptojmë që janë punët e zotit, por edhe punët e robit.

Nga ana e tij ministri i Fnancave Arben Ahmetaj është ndalur në Rrogozhinë.



Ahmetaj: Kur erdhëm para dy muaj e gjysmë folëm për investimet dhe mbështetjen në bujqësi dhe janë gati pak më pak se 60 fermerë në gjithë bashkinë e Rrogozhinës që kanë dalë fitues në raundin e parë për mbështetje nga AZHBR, pra subvencion nga shteti. Dhe në të gjithë zonën e Kavajë-Rrogozhinës janë gati 127 fermerë që kanë fituar të drejtën për mbështetje.Besoj që është shumë e rëndësishme edhe për punësimin, edhe për ekonominë.

Por gjatë takimit Ahmetaj ka folur dhe për protestën e opozitës në parlament.

Ahmetaj: Ne kemi vajtur të votojmë ligjet, na keni votuar për të bërë ligje dhe për të qenë të përgjegjshëm, nuk na keni votuar për të thyer televizorët.

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se në shtator do të japë dhe vlerësimin e tij për të gjithë ministrat e kabinetit.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ministrat-ne-turin-e-llogaridhenies-bushati-situates-se-permbytjeve-do-ti-japim-zgjidhje

Free Traffic Exchange