“Biçikletat pa stacion” në Tiranë - News, Lajme - Vizion Plus

2018-06-03 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Tirana do te jete qyteti i pare ne Ballkan për sistemin e biçikletave pa stacion. Çdo qytetar qe do te lëvizë me biçiklete mund ta përdorë atë, pasi ka shkarkuar aplikacionin ?Mobike? ne telefonin e tij. Regjistrohet me numrin e tij te telefonit dhe zgjedh ne harte biçikletën me te afërt. Me pas, me ane te telefonit, behet skanimi i ?Barcode? te biçikletës. Erion Veliaj thotë se bashkia po teston biçikletat e para, ndërsa ne 8 qershor nis zyrtarisht projekti me 4 mije te tilla ne kryeqytete.?Siç Tirana sjell gjithmonë risi dhe ka qenë e para në nisma të tilla, me ardhjen e ?Mobike? bëhemi qyteti i parë në Ballkan që fusim sistemin e biçikletave pa stacion. Pra, secili me celularin e vet, shkarkon aplikacionin dhe duke skanuar barcodin e biçikletës, mund ta përdorë atë. Gjatë kësaj jave do të bëjmë disa testime, kurse nisjen zyrtare e kemi në datën 8 Qershor. Për të gjithë ata që kanë pritur që teknologjia dhe mobiliteti të transformojnë Tiranën, ka ardhur dita. Ky është momenti ynë për të transformuar Tiranën me një celular dhe një biçikletë?.Kryetari i bashkisë ka firmosur marrëveshjen e bashkëpunimit me drejtorin e kompanie se biçikletave qe vijnë ne Tirane. Se shpejti rrugët e kryeqytetit do te shohim qindra biçikleta me ngjyre portokalli, ndërsa për këtë projekt do te ketë edhe një kryebashkiak me vete.Veliaj dhe përfaqësuesi i kompanisë se biçikletave ?Mobike? iu bene apel qytetareve te përdorin këtë alternative lëvizje, si mënyrë për te mbajtur trupin ne forme por edhe për te kontribuar ne mbajtjen pastër te mjedisit.