Shkrihen sektorët në policinë e Korçës - News, Lajme - Vizion Plus

2018-06-03 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pas miratimit të strukturës së re të drejtorive vendore, policia e shtetit ka nisur zbatimin e saj. Pas Elbasanit ku u prezantua fillimisht dhe nga ministri i brendshëm struktura e re ka nisur të funksionoje në policinë e Korçës.Burimet i thanë Vizion Plus se janë shkrirë plotësisht Sektori i Krimit Ekonomik dhe Sektori i Antidrogës.Përveç specialistëve të cilët janë transferuar në sektorë të tjerë mësohet se janë larguar nga detyra edhe dy drejtuesit e tyre. Të njëjtat burime bënë me dije se janë larguar një ditë më parë shefi i qarkullimit të Korçës dhe Pogradecit të cilët do të ushtrojnë detyrën e shefit të rendit. Mësohet se ish-drejtuesi i qarkullimit të Korçës do të mbajë pozicionin e shefit të rendit në Maliq ndërsa shefi i qarkullimit të Pogradecit do të mbajë pozicionin e shefit të rendit në Komisariatin e Pogradecit.Furtuna e lëvizjeve ka përfshirë edhe sektorin e qarkullimit rrugor. Më shumë se 50% e efektivëve të saj do të transferohen në sektorin e rendit ndërsa në qarkullim priten emërime të reja.Sipas strukturës së re çdo drejtori vendore do të ketë drejtor dhe 2 nëndrejtorë ku njëri do të mbulojë hetimin e krimeve ndërsa tjetri çështjet e rendit dhe sigurisë publike, duke zbatuar skemën pilot që u aplikua në Elbasan.Në skemën e re pritet të zgjerohen kompetencat e komisariateve për të hetuar vrasjet ndërsa do të ndahen në zona, duke rritur rolin e inspektorëve. Sipas strukturës së re shkrihen sektorët e drogës, krimit ekonomik dhe trafiqeve në një të vetëm.