Report Tv - Ambasadori italian konfirmon mbështetjen për Shqipërinë drej Bashkimit Europian

2018-06-03 0

Italia mbetet një mbështetëse e fortë e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, duke deklaruar se ka ardhur koha që vendi ynë të hapë negociatat. Kjo deklaratë është bërë dje nga ambasadori I Italisë në vendin tonë Alberto Cutillo gjatë ceremonisë festive për Festën e Republikës Italiane.

?Italia është e bindur se është koha për të hapur negociatat për anëtarësimin e Vendit në BE?, ka deklaruar dje ambasadori Cutillo duke dhënë një mesazh të qartë se pavarësisht ndryshimit në qeverinë e Romës linja e shtetit Italian mbetet po ajo, përkrahje e Shqipërisë.

Dhe kjo ka shumë rëndësi në këtë moment kur në Itali ka ardhur në fuqi një qeveri ksenofobe. Ka dy ditë që është betuar qeveria e përbërë nga populistët e 5 Yjeve dhe ekstremistët e djathtë të Lega. Të dy këto forca politike janë euroskeptike, megjithatë ambasadori i Italisë ka theksuar se miqësia Itali-Shqipëri nuk varet nga ndryshimet e përkoshme politike.

Free Traffic Exchange