Report TV - Dyndje pushuesish në plazhin e Shëngjinit, ankesa për papastërtinë dhe rrugën

2018-06-03 1

Qershori e ka gjetur bregdetin e Shëngjinit të mbushur me pushues. Fluksi i lartë i qytetarëve që i drejtohen kësaj zone turistike vihet re që në rrugën hyrëse. Gjatë fundjavës numri i automjeteve ka qenë mjaft i lartë, e ne disa raste duke shkaktuar edhe trafik të rënduar.

Nuk janë vetëm pushues ditor, por ka edhe nga ata të cilët janë akomoduar për të kaluar pushimet verore. Pushuesit thonë se Shëngjini i ka përmbushur pritshmëritë e tyre, por problem mbetet vetëm pastërtia, e cila nuk është në nivelin e duhur.

Free Traffic Exchange