Ora News - Shqipëria rruga e re e klandestinëve, 45 oficerë të Frontex do ruajnë kufirin me Greqinë

2018-06-02 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Drejtori i Agjencisë Europiane të Kufijve, e njohur si Frontex, konfirmon faktin se Shqipëria ka hyrë në listën e shteteve nga të cilat kalojnë emigrantët e paligjshëm.

Në një intervistë për Spiegel Online, Fabrice Leggeri, tha se në pjesën e Greqisë veriore në kufi me Shqipërinë për herë të parë do të vendosen 45 oficerë të Frontex me qëllim parandalimin e fluksit të emigrantëve.

Ai shton se është identifikuar një rrugë e re që ndjekin refugjatët nga Greqia veriore, përmes Shqipërisë dhe Malit të Zi, Bosnje Hercegovinës, Kroacisë dhe Serbisë.

Në gjuhën teknike të ekspertëve ajo quhet rruga bregdetare e Ballkanit. Ky fakt është theksuar para pak ditësh edhe nga kryeministri Edi Rama.

Me 30 maj, një komisioner i lartë i OKB-së për refugjatët ka konfirmuar shqetësimin e Ramës duke u shprehur se në Shqipëri përgjatë muajve të parë të këtij viti janë ndaluar rreth 200 emigrantë, ndërsa në Malin e Zi 1200.

Në total për këtë vit, 11 mijë emigrantë kaluan detin nga Turqia për të mbërritur në Turqi.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/shqiperia-rruga-e-re-e-klandestineve-45-oficere-te-frontex-do-ruajne-kufirin-me-greqine