Ora News - Javën tjetër prezantohen tarifat e reja për Rrugën e Kombit, kuksianët kundër pagesës

2018-06-02 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Diskutimet e qeverisë me koncesionarin për tarifën e kalimit në Rrugën e Kombit janë drejt fundit ndërsa tarifat që do të aplikohen pritet të prezantohen nga Kryeministri brenda javës tjetër. Mësohet se për banorët e zonës do ketë një tarifë të reduktuar por për kreun e bashkisë Kukës kjo zgjidhje është e papranueshme.I kontaktuar nga Ora News, Bashkim Shehu, shprehet se nuk janë pjesë e negociatave dhe kërkojnë që tarifa për banorët e zonës të jetë patjetër zero.

Qeveria duket se ka arritur një marrëveshje me koncesionarin në lidhje me tarifat që do të aplikohen në Rrugën e Kombit për banorët e zonës.

Edhe pse nuk ka ende shifra konkrete, banorët lokalë janë kategoria që do të përfitojnë ulje të tarifës e cila do të mbulohet më pas nga buxheti i shtetit.

I kontaktuar me telefon, kreu i bashkisë Kukës Bshkim Shehu deklaroi se nuk dinë asgjë në lidhje me negociatat, pasi nuk kanë qenë pjesë dhe nuk u është marrë mendim.

Shehu thekson se kërkesa e bashkisë Kukës është e pandryshueshme, që për banorët e zonës tarifa të jetë zero.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/javen-tjeter-prezantohen-tarifat-e-reja-rrugen-e-kombit-kuksianet-kunder-pageses

Free Traffic Exchange