Report Tv - Fushë Krujë, pluhuri mbulon vendin, banorët: Shkak edhe kalimi i kamionëve

2018-06-02 4

Segmenti rrugor që lidh qendrën e qytetit të Fushë Krujës me unazën e këtij qyteti është në gjendje plotësisht të amortizuar. Në rrugë asfalti është zhdukur prej kohësh, por dherat dhe pluhërat mbizotërojnë. Në këtë periudhë kur koha është e nxehtë e temperaturat janë të larta e gjithë balta është shndërruar në pluhur i cili përhapët në atmosferë natë e ditë pa pushim.

Banorët ankohen se nuk mund te hapin as dyer e as dritare pasi pluhuri përhapet pa pushim, i favorizuar edhe nga kalimi i trajlerave në qendër të qytetit të cilët deri para disa kohësh nuk lejoheshin të kalonin. Shqetësimin për këtë problem banorët e kanë ngritur edhe në bashki duke kërkuar që të ndërhyjnë sa më shpejt, por askush nuk i ka dëgjuar.