Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një dekadë më parë karateja konsiderohej si një sport jo shumë familjar për kulturën shqiptare, por tani bën pjesë në një prej aktiviteteve më atraktive për grupmoshat e reja. Ditën e sotme, Federata Shqiptare e Karatesë organizoi një seminar në Tiranë. Në qendrën sportive "Farie Hoti" morën pjesë fëmijë nga grupmosha 5-18 vjeç.
Në këtë event ishte e pranishme dhe kampionia e botës në karate, Elpida Christodoulou. Qëllimi i vizitës së karateistes greke në këtë seminar ishte ndarja e eksperiencës dhe teknikës me fëmijët dhe adoleshentët, duke nisur nga ato më elementarët tek ato më të avancuarat në përshtatshmëri me moshën e tyre. Pas fazës së parë, karateistja u shpreh pozitivisht për potencialin e të rinjve që morën pjesë në këtë event.
Elpida Christodoulou: "Ajo se çfarë vura re është se këta fëmijë gëzojnë një nivel të shumë të mirë të karatesë në varësi të moshës së tyre dhe përfaqësojnë denjësisht rripin apo e thënë ndryshe gradën që mbajnë në brez.Megjithatë është shumë e rëndësishme që të rrisin gjithnjë e më shumë nivelin e disiplinës, pasi është një komponent shumë i rëndësishëm në këtë sport."
Në këtë aktivitet ishte i pranishëm edhe Ambasadori i Japonisë në vendin tonë, Makoto Ito,i cili u shpreh i kënaqur për numrin e lartë të praktikantëve të këtij sporti me origjinë nga vendet aziatike.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/seminar-karateje-ne-tirane-pjesemarrese-dhe-kampionia-e-botes-christodoulou#.WxKrQyfNL_A.facebook