Albert Veliu pret pergjigje per azilin

2018-06-02 0

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Bejtush Gashi ka pranuar zyrtarisht se Albert Veliu ka kërkuar azil politik në Kosovë. Sipas zyrtarit të lartë kosovar, rasti është duke u trajtuar nga institucionet kosovare, konform ligjeve ndërkombëtare.

51-vjeçari Veliu u ndalua në Kosovë të dielën e kaluar nga policia, por pa zbuluar motivin. Pas ndalimit, autoritetet e këtij vendi kanë vënë në dijeni policinë dhe prokurorinë shqiptare.

Albert Veliu kërkoi strehim politik në Kosvë me argumentin se në Shqipëri i rrezikohej jeta. Sipas tij, ai mund të vritej pas publikimit të audiopërgjimit, ku ai pretendon se flet me Agron Xhafajn, vëllain e Ministrit të Brendshëm, për trafik droge.

Mësohet se autoritetet kosovare, pas kërkesës për azil nga Veliu, kanë kërkuar informacion nga autoritetet shqiptare, për të verifikuar nëse atij i rrezikohet jeta, po të kthehet në Shqipëri.

Pas publikimit të audipërgjimit, Prokuroria e Krimeve të Rënda nisi një hetim për trafik droge. Për llogari të hetimit u mor dhe dëshmia Albert Veliut, i cili tha se audipërgjimi ishte autentik dhe ai ka biseduar me Agron Xhafajn.

Ndërsa të kundërtën pretendon Xhafaj, duke e cilësuar të montuar bisedën. Megjithatë do të jetë ekspertiza e zërit, ajo që do të përcaktojë shkencërisht nëse bëhet fjalë për të njëjtin zë. Verifikimi po bëhet në laboratorin shkencor të Romës, i cili ka të njëjtat parametra me FBI në amerikane për trajtimin e këtyre rasteve.

Tv Klan