Ora News - Gjiknuri: Së shpejti nisin punimet për Unazën deri te sheshi “Shqiponja”

2018-06-02 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Përfaqësuesit e qeverisë së majtë kanë vijuar turin e llogaridhënies. Nga Kombinati ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë si dhe kryebashkiaku premtuan më shumë investime për këtë zonë. Ndërkohë ministri i Turizmit nga Ura Vajgurore paralajmëroi punonjësit e administratës që abuzoojnë me detyrën ndërsa prezantoi lehtësirat fiskale që do meren për agroturizmin.

Nga Kombinati, ku kishte ndalesën e radhës në kuadër të turit të llogaridhënies, ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri premtoi se së shpejti do të nisin punimet për ndërtimin e Unazës së Tiranës për të dalë në sheshin Shqiponja, si dhe ndërtimi i rrugës Kashar-Rrogozhinë.

Damian Gjiknuri: ?Shumë shpejt do të fillojmë edhe pjesën e mbetur të Unazës së Tiranës, për të dalë te sheshi Shqiponja. Një investim i rëndësishëm që do të shkojë rreth 60 milion euro për të lehtësuar trafikun. Jemi duke diskutuar edhe me partnerë privat për të bërë rrugën nga Kashari në Rrogozhinë.?

Krebashkiaku Erjon Veliaj premtoi ndërtimin e disa shkollave në këtë zonë ndërsa e cilësoi opozitën tradhëtare kombëtare duke qenë se po punon kundër integrimit të vendit.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/gjiknuri-se-shpejti-nisin-punimet-unazen-deri-te-sheshi-shqiponja