Report Tv - Vlorë, kapet peshku i rrallë 'gjalpë' në ujërat e detit Jon

2018-06-02 1

Ndryshimet klimatike kanë bërë që në ujërat shqiptare të shfaqen gjallesa të rralla që nuk janë parë më herët.

Një peshk ?gjalpë?, që në latinisht quhet Ruvetus është kapur në ujerat e detit Jon, ku sipas peshkatarit, Sherif Durmishi, ky lloj peshku duhet te jetonte në ujëra të thella, por ndryshimet klimatike kanë bërë që habitati i tyre të ndryshojë.

Sipas peshkatarit, edhe pse ende ka gjueti të paligjshme, moratoriumi ka dhënë efektet e tij. Me herët sipas peshkatarit janë kapur edhe peshq të tjerë të rrallë, por edhe peshkaqen në gjirin e Vlorës, çka tregon se ndryshimet klimatike kanë bërë që gjallesa të tilla të shfaqen në ujerat tona.

Free Traffic Exchange