Efektivët e Policisë Rrugore referuar ankesave të shtuara në lidhje me mënyrën e parkimet në disa lagje të kryeqytetit, sot janë ndalur në Njësinë Administrative Nr.7, ku nga kontrollet në brendësi të kësaj Njësie janë evidentuar dhe ndëshkuar 35 mjete, të cilat janë konstatuar të parkuara gabim ose jo në përputhje me sinjalizimin rrugor vertikal.
Gjithashtu kontrollet kane vijuar edhe në disa rrugë të tjera urbane, në lidhje me shqetësimet dhe ankesat kryesisht për drejtuesit e mjeteve që parakalojnë në afërsi të kryqëzimeve duke u bërë burim i shtuar për aksidente rrugore por shpesh herë edhe prelud për konflikte fizike midis drejtuesve të mjeteve, kontrolle të cilat kanë përfunduar me konstatimin dhe ndëshkimin e 17 drejtuesve të automjeteve në rrugën ?Jordan Misja?, si një nga rrugët më problematike përsa i përket parakalimit të gabuar.