Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Pavarësisht mbështetjes së dhënë për hapjen e negociatave me Bashikin Europian, Gjermania kërkon që Shqipëria të vijojë reformat. Deputeti gjerman, anëtar i partisë së Merkel dhe ambasadorja gjermane në Shqipëri kërkuan që të ecet përpara sidomos me reformën në drejtësi.
Gjatë një pritje të organizuar nga grupi i Partisë Socialiste me rastin e 30 vjetorit të marrëdhënieve midis dy vendeve tona, deputeti i Bundenstagut tha se Gjermania nuk do të bëjë kurrë gabimet e së shkuarës e të pranojë vende që nuk janë gati.
Olav Gutting: "Më lejoni të jem shumë i sinqertë me ju. Unë mendoj se ju e meritoni hapjen e negociatave të anëtarësimit me BE-në. Por edhe mua më duhet të them që akoma nuk është vendosur asgjë. Mos u mërzitni e as mos u dekurajoni nga debatet tona të brendshme në lidhje me këtë. Kjo nuk ka aspak të bëjë me ju dhe nuk do të thotë aspak që ne nuk vlerësojmë dhe respektojmë kurajon tuaj për reforma, arritjet tuaja të qëndrueshme në të gjitha fushat, si dhe mbi të gjitha reformën e shquar në drejtësi. Negociatat do të jenë të vështira dhe të gjata. Ne nuk do të përsërisim kurrë më gabimin e të shkuarës për pranimin e anëtarëve të rinj, të cilët nuk janë ende gati."
Suzane Scultz: "Shqipëria është në rrugën drejt BE si rezultat i punës së kryer për të përmbushur prioritet.Progresi në reformën në drejtësi,lufta ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit nuk kanë rëndësi vetëm për shqiptarët por edhe për investitorët gjerman apo evropian që duan të investojnë këtu."
Për kreun e grupit parlamentar të PS, Taulant Balla Gjermania është një aleate e rëndësishme por zërat kundër janë krijuar si pasojë e akuzave të ngritura nga opozita.
Taulant Balla: "Ndoshta për shkak se beson më shumë mikun tonë, kryetarin e opozitës sesa raportin e progresit të Komisionit Europian. Megjithatë unë jam tërësisht i bindur që Shqipëria ka një shumicë të mjaftueshme mbështetëse në Bundenstag."
Gjatë 2017 në Shqipëri ka pasur një stok investimesh gjermane prej rreth 116 mln eurosh ndërsa operojnë 190 kompani.
Në pritjen e organizuar kanë marrë pjesë mjaft personalitete të njohura, midis të cilëve edhe diplomatë.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/gjermani-shqiperi-30-vite-miqesi-deputeti-gjerman-mbeshtet-integrimin-e-shqiperise