Report Tv - Pishinat të ‘mbytura’ në klor, mjekja: Rrezik për sëmundje lëkure

2018-06-02 3

Rreziku nga pishinat bëhet edhe më i ndjeshëm tashmë që vera ka mbërritur. Por, mjekët bëjnë apel për të treguar kujdes, jo vetëm fëmijët, por edhe të rriturit, pasi klori i tepërt i pishinave krijon edhe sëmundje lëkure. Mjekja pediatre Mirela Sula shpjegon për Report TV të gjitha rreziqet e mundshme.

Kujdes nga shezlonët dhe nga pishinat, të cilat janë të superklorinuara në Shqipëri. Kujdes nga ato pasi marrin sëmundje lëkure dhe të përdorin peshqirë në pishina sepse dezinfektimi i shezlonëve ka shumë rëndësi si dhe mbiklorimi i pishinës bën që lëkura të pësojë një tharje dhe një lloj dermatitesh dhe sigurisht dhe dezinfektimi i tyre ka shumë rëndësi. Një sëmundje lëkure e transmeton tek tjetri.

Mjeke pediatre Mirela Sula
Sakaq, për fëmijët e grup-moshave 0-5 vjeç mjekja këshillon shmangien e domosdoshme të orëve të pikut.

Nuk duhet që të rrinë në diell dhe të futen sikur janë të nxehtë në det direkt sepse ndryshimi i temperaturave mes ujit të detit dhe ujit të trupit të fëmijës bën që të pësojnë gjëra të ndryshme. Një nga këto është arresti kardiak për shembull. Prindërit duhet ta kenë shumë parasysh këtë dhe të qëndrojnë nën çadër, në hije dhe të jenë të mbuluar me kapele. Mos të ekspozohen gjatë gjithë kohës në diell.

Mjeke pediatre Mirela Sula

Free Traffic Exchange