Report Tv - Shtynë policët në Elbasan, deputeti i PD: Rama cinik, e meriton këtë sjellje

2018-06-02 0

Gjatë protestës së demokratëve në Elbasan pati dhe konfrontime me policinë, ku kreu i PD për Elbasanin, Aurel Bylykbashi, dhe protestuesit kanë debatuar me nëndrejtorin e Policisë se Elbasanit, Blerim Berbati, i cili ka qenë në krye të detyrës.

Pas protestës reagoi dhe deputeti demokrat, Luçiano Boçi, i cili tha se është cinike dhe tallje që të hapësh një panair pune në qytetin e Elbasanit më të madh të papunësisë.

Ai tha se pjesa më e madhe e të rinjve kërkojnë fatet në botë. Boçi shtoi se ky është një procesion tallës me ato çadra t?i hedhësh hi syve elbasanasve.