stop.tvklan.al Nje emision satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj. E hene - E premte ora 20:05 @ Tvklan & KlanHD; Në fillim të vitit 2017, ?Stop? udhëtoi drejt Burrelit,pasi materniteti i këtij qyteti kishte 6 muaj pa mjek gjinekolog. 10 muaj më vonë, situata nuk kishte ndryshuar. Fillimisht drejtori i Spitalit kishte deklaruar, se për situatën ishte vënë në dijeni Ministria e Shëndetësisë, por zgjidhje nuk ishte dhënë.Kryeinfermierja Eglantina Bushi pohon, se salla e lindjeve funksionon vetëm për raste emergjente. Por edhe për një grafi qytetarët nisen në Lezhë apo Tiranë.Por sot situata ka ndryshuar. Materniteti ?Koco Glozheni? në Tiranë ka marrë në patronazh institucionin në Burrel, duke dërguar nga dy mjekë specialistë cdo javë, që u përgjigjen 24 orë nëvojave të qytetarëve atje.