stop.tvklan.al Nje emision satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj. E hene - E premte ora 20:05 @ Tvklan & KlanHD; Manushaqe Toromani, një qytetare nga Tirana,tregon në ?Stop? odisenë e saj me llogarinë e bllokuar bankare, për shkak të një detyrimi tatimor të vitit 2012. Edhe pse paguan shumën e prapambetur,Manushaqja endet sa në Gjykatën Administrative, atë të shkallës së parë dhe Apelit, duke iu rikthyer sërish këtyre institucioneve, që të vërtetojë me shkrim, se nuk ka më detyrime e pengesa.Vetëm pasi iu drejtua emisionit ?Stop? Manushqja e shoqëruar nga gazetarja arriti të zgjidhë problemin e saj, pas një sage të vërtetë nëpër zyra. Në fund ajo clirohet nga detyrimi në zyrat e Bashkisë së Tiranës.