Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas akuzave nga Partia Demokratike se Policia e Shtetit ka përgjuar Lulzim Bashën. Rama ironizon duke e cilësuar si shpikje nga babalepartitë e babaleopozitës për babalekryetarin.
Ai e mbyll reagimin e tij duke u shprehur se shumë shpejt do të dalë e vërteta për përgjimin që PD publikoi për Xhafën, ndërsa deri atëherë, kryeministri thotë se duhet të qeshim me babalepërgjimin e shpikur sot për Lulëzimin.
Babalepartitë e babaleopozitës kanë shpikur sot një përgjim të Policisë së Shtetit për babalekryetarin e Partisë Babalokratike Shpejt do të dalë e vërteta e babalepërgjimit të shpikur dje për ministrin e ndërkohë le të qeshim me babalepërgjimin e shpikur sot për Lulëzimin
Edi Rama