Një grua 55 vjeçare ka tentuar të hidhet nga kati i pestë i një pallati, ku në katet e para janë zyrat e Partisë Demokratike në Fier.
Policia e ka zbritur para se të ndërmerrte aktin e vetëflijimit, dhe më pas është shoqëruar në polici. 55 vjeçarja quhet Lindita Maloku, banuese "Fermë e Çlirimit" në Fier.
E moshuara ka kërcënuar se do të hipë përsëri për tu hedhur pasi ka probleme ekonomike.