Ora News - Vasili: Punësimet e Ramës imagjinare, është rritur numri i trafikantëve

2018-06-01 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili tha se kryeministri vazhdon të gënjejë shqiptarët për punësimin. Ai tha se prej 5 vitesh, shqiptarët i shoqërojnë punësimet imagjinare

Vasili: Është fare e qartë se Kryeministri i vendit, i kriminalizuar si askush tjetër më parë në historinë e Shqipërisë, dhe as si askush tjetër që do ta pasojë atë shumë shpejt në drejtimin e vendit, vazhdon të gënjejë shqiptarët për punësimin, duke qenë i sinqertë vetëm në një çështje. Po, numri i trafikantëve është rritur.

Numri i kriminelëve dhe organizimi i tyre është rritur. Dëshira dhe vullneti i qeverisë për ti luftuar ata është ulur, nuk ekziston, por më keq akoma, në mjaft raste është pjesë përbërëse e këtij krimi, inspiruese, mbështetëse dhe promovuese e tij. Dhe njëherazi kryeministri është gjithashtu shumë i sinqertë, kur u pohon shqiptarëve që integrimi nuk është prioriteti i tij por ai mezi pret që mos të ketë një hapje të negociatave për të kthyer sytë nga botë të tjera, në lindjen e Evropës dhe për të justifikuar të gjithë skenarin e tij të errë pa shpresë i cili do ta kthente Shqipërinë në rrethana shumë më të zeza sesa përpara vitit 90.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/vasili-punesimet-e-rames-imagjinare-eshte-rritur-numri-i-trafikanteve

Free Traffic Exchange