Ora News - “Strehimit Social”, Aleksi: Ligji në kundërshtim me kushtetutën, të shfuqizohet

2018-06-01 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ndërtuesit kanë kërkuar shfuqizim të projektligjit për ?Strehimin Social?, i cili i detyron të falin 3 % të sipërfaqes në një ndërtim mbi 2 metra katror, kryetari i shoqatës, Luigj Aleksi deklaroi se kjo nismë bie në kundërshtim me kushtetuan e Shqipërisë.

Aleksi: E gjithë anëtarësia e grupeve tona e kundërshton me forcë këtë veprim jo kushtetues dhe antiligjor, që cenon interesat ekonomike të këtij komuniteti, forcërisht. Prandaj, do të ndërmarrim hapat ligjor për të shfuqizuar këtë nen të ligjit.

Kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë u shpreh se ky detyrim nuk zbatohet në asnjë vend të Evropës.

Jaka: Është një taksë e padrejtë. Jo vetëm që është antikushtetuese, por penalizon rëndë dhe jam i bindur që do të kalojë në stanacion të përhershëm industrinë e ndërtimit, aq më tepër që ne jemi vend, i zhvilluar në mënyrën më të keqe.

Ndërkohë Luan Bregasi kishte një tjetër sugjerim për qeverinë të përfshijë në skenë kompanitë koncesionare.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/strehimit-social-aleksi-ligji-ne-kundershtim-me-kushtetuten-te-shfuqizohet

Free Traffic Exchange