Ora News - A po survejohet dhe përgjohet Lulzim Basha? Reagimet e policisë dhe Ramës

2018-06-01 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Partia Demokratike pretendon se kryetari Lulzim Basha dhe familjarët e tij, ndiqen dhe përgjohen nga segmente të policisë së shtetit.

Nënkryetari i PD-së Edmond Spahia e cilësoi këtë si një operacion klandestin i cili tha ai është konceptuar dhe zbatuar nga Fatmir Xhafaj.

?Ndjekja dhe përgjimi i kryetarit të opozitës bëhet për interesa kriminale. Në këtë operacion Rama dhe Xhafaj po përdorin strukturat e policisë që janë krijuar dhe kanë për qëllim të gjurmojnë dhe luftojnë krimin dhe drogën për të gjurmuar dhe luftuar ata që që denoncojnë krimin dhe drogën. Ky operacion dëshmon se qeveria funksion si një pushtet privat kriminal në mbrojtje të trafikut të drogës dhe krimit të organizuar ku janë përfshirë drejtuesit më të lartë të qeverisë?

Spaho, tha se ky operacion ka garancinë dhe mbrojtjen e prokurorisë së përgjithshme.

"Këto operacione klandestine kriminale kanë garancinë e mbrojtjes nga prokuria politike e drejtuar nga Arta Marku, përfaqësuesja dhe shërbëtorja politike e dyshes Rama-Xhafaj. Këto veprime kriminale kanë garancinë e mosndëshkimit si rezultat i shkatërrimit të Gjykatës Kushtetuese, paralizimit të plotë të Gjykatës së Lartë dhe kontrollit të plotë mbi sistemin e drejtësisë nga Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj.Sot, është më e domosdoshme se kurrë që Reforma në Drejtësi të kthehet në binarët kushtetues, për ta çliruar drejtësinë nga kapja që i ka bërë Edi Rama dhe, përmes tij, krimi i organizuar."

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/basha-takim-urgjent-me-drejtuesit-kryesor-te-pd-pas-lajmit-survejim-nga-policia

Free Traffic Exchange