N/kryetari i PD, Edmond Spaho përmes një deklarate për mediat ka denoncuar se lideri i opozitës, Lulzim Basha po përgjohet nga Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj. Sipas Spahos, kjo bëhet për interesa kriminale, ndërsa shtoi dozën e akuzave duke deklaruar se Rama dhe Xhafaj po përdorin strukturat e policisë për të gjurmuar Bashën.
Vetë kryetari i PD ende nuk është prononcuar, ndërsa paraditen e sotme zhvilloi një mbledhje me disa nga deputetët. Pas mbledhjes në selinë e PD, n/kryetari Paloka, Noka dhe Alibeaj ishin në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë. Ndërsa policia e shtetit ka mohuar akuzat duke i rrëzuar. "Nuk është aspak e vërtetë që familja e z.Lulzim Basha, kryetar i PD-së, apo familjarë të tij, të mbahen nën vëzhgim nga forca policore" thotë policia.