http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
1 ne 5 fëmije ne vendin tone ka probleme me shëndetin mendor. Çrregullimet e zhvillimit, psikozat e hershme, ankthet dhe anoreksitë janë diagnozat me te shpeshta tek pacientet e vegjël. Edhe pse shifrat e semundshmerise jane alarmante, numri i fëmijëve qe i drejtohen shërbimeve te specializuara është i ulet. Stigma e prindërve eshte shkaku kryesor qe fëmijët me probleme mendore mbahen larg mjekut.
Ne ditën botërore te fëmijëve, Ministria e Shendetesise me ndihmën e Bashkisë dhe drejtoria e Albkontroll kane rehabilituar tërësisht spitalin e psikiatrisë te fëmijëve.
Spitali i psikiatrisë se fëmijëve ka te gjitha kushtet dhe standardet bashkëkohore per trajtimin dhe terapitë e te vegjëlve qe vuajnë nga problemet e shëndetit mendor.