Report TV - Surpriza e emocion në ‘Rreze Dielli’, Zonja Tefta i lë stafetën Zonjës Vjollca

2018-06-01 13

Një emision special ka qenë ai i sotmi në studion e Rreze Dielli në Report Tv. Pas 14 vitesh në ekran Zonja Tefta, personazhi që me recetat e saj ka bërë për vete publikun në gjithë këtë kohë vendos të përfundojë këtë kapitull të suksesshëm në jetën e saj. Të shumta kanë qenë falenderimet dhe fjalët e mira të thëna për të.

Ndër të tjera stafi i "Rreze Dielli" dhe Report Tv i përgatiti një surprizë të vogël gjatë transmetimit live. Lule dhe një trofe në të cilin shkruhej ? Zonjës Tefta, profesioniste e shquar dhe simbol i një televizioni modern dhe pranë njerëzve? ishin vetëm pak nga emocioni i përcjellë drejtpërdrejt nga kuzhina e Rreze Dielli.Prej shumë vitesh në Report Tv, Zonja Tefta mes shumë fjalëve, i rezervoi një falenderim special Drejtuesit të Report Tv, Carlo Bollino. Tashmë duke nisur nga 4 qershori ,në këndin e gatimit në emisionin Rreze Dielli, do të jetë Zonja Vjollca , një tjeter emër i njohur i emisioneve të gatimit në ekranet shqiptare.

Zonja Tefta ka nisur emisioni e parë të gatimit në historinë e televizioneve shqiptare. Në këto 14 vjet transmetim të drejtpërdrejtë në ekran, recetat e Zonjës Tefta janë dhe do të vazhdojnë të mbeten një thesar në fondin e kulinarisë shqiptare.