Ora News - Ermali ja thotë në sy Ambasadorit: Më vjen turp që Italia si dha 12 pikë Shqipërisë

2018-06-01 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Pjesmarrja e tre këngëtarëve shqiptarë në Eurovizion, ishte padyshim ngjarja kulturore e këtij viti.

Ermal Meta i pranishëm në Tiranë për koncertin live mbremjen e sotme, nuk i shpëtoi kuriozitetit të fansave për të marrë një opinion të tij rreth këtij aktiviteti.

Me modestinë që e karakterizon, Meta vlerësoi thellësisht këngëtarin Eugent Bushpepa duke u shprehur se ai këndoi më mirë nga të tre këngëtarët shqiptarë.

Teksa në sy të Ambasadorit italian në vendin tonë, Alberto Cutillo, shprehu zhgënjimin që Italia nuk i dha 12 pikë Shqipërisë.

Ermal Meta: Mendoj se ishte një eveniment shumë i rrallë ku ishin tre shqiptarë në Eurovizion që përfaqësonim vende të ndryshme. Mendoj se Eugenti ka zë të mahnitshëm. Nga të tre, ishte ai që këndoi më mirë. Ju falenderoj shumë për suportin, për 12 pikët, më erdhi shumë turp që Italia që nuk ju dha 12 pikë.Të them të drejtën kam bërë dhe një si gjysmë sherri me një atje për këtë arsye.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/ermali-ja-thote-ne-sy-ambasadorit-me-vjen-turp-qe-italia-si-dha-12-pike-shqiperise

Free Traffic Exchange