Ora News - Ambasada turke shtron iftar: Të lutemi për tokat ku ka konflikt, për palestinezët

2018-06-01 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ambasada turke në Tiranë shtroi iftar për besimtarët që kanë nisur muajin e sakrificës, agjërimin. Lutjet e iftarit shkuan për të gjithë ata që janë në veshtërsi dhe për vendet ku kanë konflik si në Palestinë. Ambasadori i Turqisë në Shqipëri vlerësoi faktin që në tryezën e iftarit u ulën dhe përfaqësues të besimeve të tjera.

Ambasada e Turqisë në Tiranë shtroi iftar për besimtarët myslimanë në muajin e Ramazanit.

Morën pjesë autoritetet të vendit, zv/kryeministrja Mesi, Ministrja Kumbaro, kryebashkiaku Veliaj, antarë të tjerë të parlamentit.

Ramazani është muaji ku besimtatët shprehin devotshmërinë ndaj zotit përmes agjërimit dhe lutjeve. Ambasadori i Turqisë në Shqipëri, Murat Ahmet Yoruk, vlerësoi faktin e pjesëmarrjes e përfaqësuesve të religjioneve të tjera fetare.

Murat Ahmet Yoruk: Në këtë kohë, Ramazani është muaji solidaritet ku ndamë së bashku mbështetjen. Është muaji i durimit dhe i paqes së brendshme. Iftari i sotëm është i veçantë sepse me të gjithë myslimanët, në të njëjtën çati ne kemi edhe anëtarë të besimeve të tjera.

Ambasadori tha se Shqipëria është një shembull i harmonisë dhe tolerancës fetare dhe lutja e mbrëmjes shkoi në çdo tokë ku ka konflikt dhe ku fatkeqësisht viktimat janë edhe fëmijët, si në rastin e Palestinës.

Murat Ahmet Yoruk: Sinqerisht shpresoj sonte të lutemi për të gjithë, për emergjencën dhe situatën e krijuar për vëllezërit dhe motrat palestinezë për shkak të drejtësisë që ata kërkojnë.

Ramazani është muaji i shenjtë për praktikantët e besimit islam, është kohë kur përmes sakrifcës, besimtarët shprehin vullnetin e tyre ndaj Zotit dhe janë krah të pamundurve.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/ambasada-turke-shtron-iftar-te-lutemi-tokat-ku-ka-konflikt-palestinezet