Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një ditë para afatit vendosjen e depuratorëve të ujit, ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi bëri thirrjen e fundit për të gjitha bizneset që i derdhin ujërat e patrajtuar në bregdet apo në shtretërit e lumenjve.
Klosi: Bëjmë një thirrje të fundit para datës 1 qershor që të gjithë ata që trajtojnë ujërat pa standartet cilësore dhe të përcaktuara nëpërmjet lejeve mjedisore që të vendosin depuratorët, të vendosin standarte dhe së bashku me përfaqësuesit e ministrisë së infrastrukturës, nëpërmjet ujësjellës-kanalizimeve do të zgjidhin problematikat e fundit para sezonit turistik për trajtimin e plotë të ujërave.
Ministri Klosi theksoi se asnjë nga subjektet që shkelin ligjin nuk do të tolerohet.
Klosi: Përvec subjekteve, hoteleve, restoranteve dhe resorteve turistike, problematike vazhdon të mbetet situata e përpunuesëve të mëdhenj kryesisht ato të peshkut dhe të lëkurë-këpucëve të cilët vazhdojnë të kenë një depurim shumë elementar të ujërave. Lufta jonë dhe përpjekja jonë do të jetë e patolerueshme, dhe për të gjitha këto subjekte do të zbatohet legjislacioni në fuqi.
Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri vuri theksin në investimet e qeverisë shqiptare në këto vitet e fundit për ndërtimin e impianteve të trajtimit të ujërave, kryesisht në vijën bregdetare.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/klosi-thirrja-e-fundit-te-mos-derdhur-ujerat-e-zeza-ne-bregdet