Ora News - Kurti: I zhgënjyer nga marrëveshjet Shqipëri-Kosovë, s'janë zbatuar

2018-05-31 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Nga Tirana, kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, është shprehur i zhgënjyer për marrëveshjet e arritura mes Shqipërisë dhe Kosovës, për shkak të mungesës së zbatimit të tyre. I pranishëm në një takim të kësaj force politike në kryeqytetin shqiptar, Kurti e etiketoi Serbinë si problemin kryesor të Ballkanit, ndërsa propozoi formimin e një aleance mes vendeve ballkanike për të kushtëzuar politikat e Beogradit.

Nga një takim i Lëvizjes Vetëvendosje në Tiranë, kreu i kësaj force politike, Albin Kurti, nuk e ka fshehur zhgënjimin e tij nga marrëveshjet e arritura deri më tani mes Shqipërisë dhe Kosovës. Kurti nënvizon se më shumë ka takime dhe firmosje se sa zbatim të akordeve që mund të zhvillojnë dy vendet.

Albin Kurti: Jam i zhgënjyer me marrëveshjet Kosovë-Shqipëri sa i përket realizimit të tyre. Shumë më tepër kemi mbledhje dhe nënshkrime të marrëveshjeve sesa realizime të tyre dhe krijim të mekanizmave të përbashkët, sepse fundja marrëveshjet bilaterale na vulosin si palë të ndara. Mekanizmat e përbashkëta na shpien drejt bashkimit.

Më tej, Kurti flet për për një aleancë që sipas tij duhet të formohet në Ballkan, për të kushtëzuar Serbinë që e cilëson si problemin kryesor të Ballkanit.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/kurti-i-zhgenjyer-nga-marreveshjet-shqiperi-kosove-sjane-zbatuar