Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në një vit, Shqipëria nuk ka bërë përpjekje pozitive për të përmirësuar situatën e fëmijëve. Pra nuk ka politika për mbrojtjen e tyre dhe si pasoja vendi ynë renditet e 77 nga 175 vende në botë. Krahasuar me vitin e kaluar për fëmijët e përjashtuar, Shqipëria ka zbritur 6 pozicione.
Fëmijët nuk janë të lumtur, të ushqyer mirë. Nuk rriten dhe edukohen në një mjedis të mirë dhe janë viktima ose prezentë të dhunës.
Ka të përjashtuar nga arsimit dhe vështirësi në përfitimin e shërbimeve shëndetësore.
Raporti i fundit i Save the Children në prag të 1 qershorit, dëshmon se në një vit Shqipëria nuk ka bërë progres në këtë drejtim, sikundër vendet e rajonit për politikat më efikase për mbrojtjen e fëmijëve.
Vendi ynë renditet e 77 nga 175 vende të vlerësuara sipas nivelit të cënueshmërisë së fëmijërisë, rënie me 6 pozicione nga raporti i një viti më parë.
Anila Meço: Shqipëria është renditur në vendin e 77 këtë herë, vjet ishte në vendin e 71 që do të ishte më mirë sesa është tani në renditje të këtij raporti. Ky raport fokusohet tek situata e fëmijëve që jetojnë në varfëri, në konflikt ku rrezikojnë dhe jetën, si dhe i vë një theks situatës së vajzave dhe diskriminimit ku ato jetojnë në vendet ku ato janë.
Drejtorja e Save the Children për Shqipërinë, Anila Meço, thotë se raporti tregon statistika të larta për vdekshmërinë foshnjore, 13.5 për 1000 lindje të gjalla dhe martesat e hershme në moshë të mitur në 6.5% të vajzave 5-19 vjeç që martohen.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/femijet-pa-femijeri-raporti-shqiperia-e-fundit-ne-rajon