Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kamera e emisionit BOOM ka udhëtuar në Berat, aty ku pak ditë më parë kryeministri Rama zhvilloi turin e llogaridhënies.
Në këtë takim, Rama u përball me një qytetar, i cili ishte hequr nga puna në Drejtorinë e Tatimeve, ku shërbeu për 10 vite.
Kryeministri Rama i premtoi në sy të gjithë shqiptarëve se ai do të rikthehej në punë. Por çfarë ka ndodhur 5 ditë më pas?!
Gazetarja e BOOM, Alketa Çeku shkoi në Berat dhe takoi Artan Spahiun, por ai tha se pavarësisht premtimit të kryeministrit nuk është rikthyer në punë.
Artan Spahiu na ka sqaruar se largimi i tij nga puna ka qenë pa asnjë bazë ligjore, kjo është arsyeja se përse gjykata i ka dhënë të drejtë zotit Spahiu dhe ka detyruar Drejtorine e Tatimeve që t?i japë 14 paga si dëmshpërblim.
Kemi takuar Drejtorin e Tatimeve te Beratit për ta pyetur se përse nuk është rikthyer në punë zoti Artan Spahiu dhe ky i fundit na ka sqaruar se këtë vendim e merr Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve në Tiranë, vetem ajo mund të vendosë për rikthimin e tij në punë.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/boom-tatimet-ne-berat-sfidojne-ramen-nuk-e-kthejne-punonjesin-ne-pune