Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Plot 70 mijë kontrolle janë kryer gjatë këtij viti me qëllim parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike.
Drejtori i Rendit dhe Sigurisë, Gjovalin Loka, teksa bëri bilancin e 5 mujorit të parë tha se krahasuar me 2017 jane 53 parcela më pak.
Loka: "Rastet e konstatuara të kultivimit në këto 5 muaj të këtij viti janë 23 parcela me 2579 bimë dhe 878 bimë të asgjesuara në kubik. Krahasuar me 2017 ku Shqipëria doli përfundimisht nga harta e vendeve problematike e vendeve që kultivonin kanabis janë 53 parcela më pak ose dhe rreth 21500 bimë më pak të kultivuara. Që nga dita e parë e vitit, Policia e Shteti ka zhvilluar 70 mijë kontrolle dhe rikontrolle masive të territorit në ambjente të hapura, ish-objekte ushtarake, sera, magazina, shtëpi të braktisura etj".
Loka tha se këtë vit ka nisur më herët monitorimi ajror nga Guardia di Finanza dhe nga fillimi i prillit deri më sot janë kryer 29 fluturime.
Loka: Misioni ka hartuar 17 raporte por nuk është konstatuar asnjë bimë narkotike e kultivuar. Këto monitorime ajrore do të vazhdojnë deri në vjeshtë. Dje në mbarë vendin, 220 grupe të kontrollit të policisë së shtetit kanë ushtruar 3590 kontrolle.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/kunder-kanabizimit-70-mije-kontrolle-ne-te-gjithe-territorin