Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kolegji i Posaçëm i Apelimit mbyll shqyrtimin gjyqësor ndaj Adriatik Llallës dhe i kërkon palëve të përgatiten për konkluzionet përfundimtare.
Gjatë seancës së sotme trupi gjykues vendosi të marrë si prova dy aktet e avokatit atë të dorëheqës së ish kryeprokurorit, Adriatik Llalla dhe aktin e lirimit nga detyra
Avokati i ish-kryeprokurorit, Sokol Hazizaj kërkoi 10 ditë kohë për të përgatitur konkluzionet përfundimtare.
Dhe KPA caktoi 6 qershorin ora 13;00 si kohë për seancën.
Seanca
Ish kryeprokurori Adriatik Llalla ka autorizuar avokatin e tij Sokol Hazizaj si përfaqësues të tij gjatë shqyrtimit të ankimimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit kundër vendimit për pushimin e Vetting-ut ndaj Adriatik Llallës.
"E kam të pamundur të jem në gjykim" shkruan Llalla në prokurorën e posaçme që iu dorëzua Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.
Prokura është shkruar në turqisht përpara një noteri turk dhe mban datën 28 maj. Më pas ajo është përkthyer edhe në shqip.
Kolegji pasi e shqyrtoi quajti të ligjshme prokurën dhe vijoi seancën me dyer të mbyllura pa praninë e kamerave.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/sot-vendimi-adriatik-llallen