Tensione e bllokim të foltores, opozita 'mban peng' Kuvendin dhe transmeton fjalimet në Facebook

2018-05-31 0

Një situatë kaotike është krijuar në seancën e sotme plenare, teksa opozita ka bllokuar punimet e Kuvendit për të disatën javë radhazi. Për rreth dy orë, deputetët e opozitës janë ngujuar në foltoren e Kuvendit, duke mos lejuar zhvillimin normal të seancës.

Kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi, ju kërkoi disa herë deputetëve të lirojnë foltoren, duke ndërprerë disa herë seancën, ndërsa pas rreth dy orësh, ai hapi votimin për projektligjet e rendit të ditës. Shumica votoi e vetme pr/ligjet dhe u largua nga salla, duke lënë të rrethuar në foltore opozitën, e cila vijonte të transmetonte live në ?Facebook? fjalimet e deputetëve.

Deputetët e opozitës vijuan edhe për më shumë se një orë seancën pa praninë e socialistëve, kryetarit të Kuvendit dhe regjisë, duke transmetuar live në 'FB' të gjitha fjalimet. Ata u larguan nga Kuvendi rreth orës 13:10, mbi një orë pasi kishin ikur socialistët, ndërsa nuk kanë dhënë asnjë deklaratë për media.

Free Traffic Exchange