Masa për mbrojtjen e bletëve - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-31 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Në kohen kur numri i bletëve në të gjithë Europën po bie, Ministria e Bujqësisë ka nisur një program për mbrojtjen e bletëve dhe subvencionimin për bletërritësit shqiptare.



Dëmtimi i bletëve sipas ministrit të bujqësisë Niko Peleshi po ndodh për shkak të pesticideve që përdorin fermerët. Në takimin e mbajtur në Lezhë me bletar nga e gjithë Shqipëria, ai firmosi urdhrin që ndalon futjen e këtyre pesticideve në vendin tonë.



 "Unë kam kërkuar dhe udhëzuar të bëjmë realitet, këtu e kam urdhrin, le t?i bashkohemi një vendimi të Komisionit Europian të para pak ditëve lidhur me ndalimin dhe përdorimin e disa pesticideve, që sipas studimeve të zhvilluara nga ekspertët europianë, janë nga shkaqet kryesore të dëmtimit, të zhdukjes apo reduktimit të kolonive të bletëve në Europë. Bëhet fjalë për tre pesticide. Ne ndalojmë përdorimin e këtyre 6 lëndëve vepruese, sipas studimeve të Bashkimit Evropian, Komisionit Evropian mendohet se janë dëmtuesit kryesorë të bletëve.  Siç e thashë, dhe siç e dini më mirë se unë, ky është shqetësim jo vetëm shqiptar, është mbarëbotëror.? 



Bletërritësit do te përfitojnë 10 mijë lekë subvencion për çdo koshere, por duhet te aplikojnë per t?u bere pjese e skemës se subvencioneve.



Ne takim u ra dakord që Lezha të kthehet në qendër të festimeve çdo date 20 maj, qe është edhe dita ndërkombëtare e bletëve.