Kontrolli i ujit, kreu i ASHR Ulqinaku: Të pastrohen depozitat, temperaturat e larta sjellin mikrobe

2018-05-31 2

Në një intervistë dhënë për Report Tv, Kreu i ASHR, Dritan Ulqinaku, tha se ka filluar kontrolli i depozitave të ujit dhe pishinave në vend, pasi rritja e temperaturave sjell edhe rritjen e mikrobeve nëpër depozita e pishina. Ai iu bëri thirrje qytetarëve të pastrojnë depozita e ujit që të kenë më shumë siguri

Temperaturat e larta favorizojnë rritjen e mikrobeve. Por mund të themi se ka një lloj rritje sensibilizimi tek qytetarët për parametrat e cilësisë së ujit që ata konsumojnë. Qytetarët kanë sjellë kampione për të bërë analizat, me qëllim për të parë cilësinë e ujit, nëse rezulton të ketë prezencë mikrobesh.

Dritan Ulqinaku
Çfarë dëmesh sjell kontaminimi?

Detyra jonë është të kontrollojmë higjienën e ujit, ne nuk devijojmë dot për të kontrolluar cilësinë e sigurinë e ujit, një parametër është klori, një preparte, i cili bën të mundur eliminimin e baktereve. Kjo është garancia që në depozita nuk kemi shpërthime masive. Kur ndotja është e lartë, as klori nuk mund t'i mbysë mikrobet. Por ne nuk mund të kontrollojmë të gjitha depozitat në Tiranë. Ka një rritje të sensibilizimit, ne u themi klientëve se çfarë masash duhet të marrin nëse depozita e ujit rezulton me mikrobe.

Free Traffic Exchange