Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në Shqipëri përllogariten 365 mijë koshere bletësh ku në vit prodhohen mbi 3 tonë mjaltë.
Por vitin e kaluar sipas të dhënave të shoqatës së bletërritësve rreth 40 % e tyre u dëmtuan, ndaj bletërritësit të mbledhur në Lezhë i kërkuan ministrit të Bujqësisë mbështetje konkrete për sektorin.
Bletërritëse: "Monitorimi i sëmundjeve të bletëve, që ka qenë në plan për tu bërë vjet nuk është bërë."
Pesticitet sipas studimeve janë një prej faktorëve që më së shumti dëmton bletën.
Ndaj Ministri i Bujqësisë Niko Peleshi, paralajmëroi se së shpejti Shqipëria do ti bashkohet një vendimi të Komisionit Europian për ndalimin e tre pesticideve
Niko Peleshi: "Brenda pak ditësh i bashkohemi vendimit të Komisionit Evropian dhe po e kthejmë në një akt ligjor."
Subvencionet është një tjetër kërkesë e bletërritësve shqiptare që sipas ministrit Peleshi do të marrë zgjidhje. Ai u premtoi bletërritësve që do të marrin 10 mijë lek për çdo koshere, ndaj i ftoi që të aplikojnë.
Niko Peleshi: "Do të japim një lloj subvencioni që nuk është i madh por dhe shumë i vogël nuk është sepse po flasim për 10 mijë lekë për çdo koshere."
Vjedhja e koshereve është shqetësimi më i ri për bletërritësit shqiptare, ndaj ata si zgjidhje kërkuan një ligji të posacëm për ruatjen e bletëve.
Bletërritës:"Të dënohet edhe ai që i vjedh por edhe ai që i blen."
Në takim i vendos që Lezha të kthehet në qender të festimeve çdo 20 maj datë e cila përkon me ditën ndërkombetare të bletëve.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/bleterritesit-kerkojne-mbeshtetje-qeveria-ndalon-tre-pesticide